Zyra këshillimi për gratë

Zyra e këshillimit për gratë ofron informacione, këshillim dhe mbështetje në raste konfliktesh në bashkëjetesë dhe në raste dhune familjare. Në të tilla raste, ne i shqyrtojmë njëlloj, qoftë dhunën fizike, psiqike, ekonomike dhe dhunën seksuale.

Përveç grave viktima, munden gjithashtu të na drejtohen ne dhe shokë, të njohur dhe kushërinj që kanë kontakt me gruan dhe fëmijët dhe që iu nevojiten informacione, si dhe specialistë nga institucione të ndryshme .

Këshillimi mund të zhvillohet nëpërmjet telefonit - me dëshirë dhe anonim- ose personalisht. Punonjësit e zyrës këshillimore mund ti telefononi nga e hëna deri të enjten nga ora 8:00 deri në ora 17:00 dhe të premten deri ne ora 14:00 si dhe në raste urgjente edhe jashtë këtij orari në numrin e telefonit në pritje. Ky numër telefoni është 0941-24000.

Këshillimet për gruan janë në mbrojtje të pozicionit të saj si grua, dhe ata janë falas, të fshehta, dhe me rezultat të hapur. Ato arrijnë të jenë nga biseda informuese dhe këshilluese për një herë të vetme deri në mbështetje shoqëruese për një kohë të gjate.

Temat për të cilat flitet këshillohen përcaktohen nga vete gratë si viktima të dhunës. Ne ofrojme informacione dhe mundësi per lehtësim emocional dhe stabilizim në kriza jetësore. Ne duam ti ndihmojmë gratë viktima që të zhvillojnë strategji në përballimin e përjetimit te dhunës dhe pasojave të saj, të zgjerojnë kompetencat e veprimit të tyre dhe të mundësive për të nisur ndryshime në jetë. Qëllimi është që ato ta vendosin vete se si duan të jetojnë përditë.

Çështje që mund të trajtohen gjatë këshillimit:

  • Informacione per Ndarje, Shkurorëzim, Kujdestari
  • Ligji i mbrojtjes nga dhuna: Ndalim i kontaktit dhe i afrimit, Dëbimi nga shtëpia („Ai që godet, duhet të largohet“)
  • Stalking
  • Masat për sigurinë e brendshme

Bisedat këshilluese mund të zhvillohen me kënaqësi dhe në praninë e një përkthyesi.

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.